Mos u habisni, kuqezinjtë largohen pa u larë pas ndeshjes

Futbollistët e Kombëtares shqiptare nuk kanë mundur të lahen pas ndeshjes së fituar 3-0 me Andorrën në transfertë.

Shkak për këtë vendim janë bërë temperaturat shumë të ulëta në Andorrë dhe kushtet jo fort komode të stadiumit.

Ata kanë njoftuar stafin dhe u kanë kërkuar që të udhëtojnë direkt drejt hotelit pa u larë dhe të mund të bëjnë dushet në rezidencën ku janë akomoduar.