Ekzekutimi i avokatit në Elbasan/ Gazetarja e kronikës jep identikitin e vrasësit

Gazetarja e njohur e kronikës, Anila Hoxha, e ftuar në emisionin “Open” , është shprehur se vrasja e avokatit Ravik Gurra, ngjarje e ndodhur para pak ditësh në Elbasan, ka ndodhur për shkak të detyrës.

Duke dhënë detaje nga hetimet, Hoxha ka dhënë edhe identikitin e vrasësit të avokatit Gurra.

Sipas gazetares së Top Channel, vrasësi është rreth 35 vjeç dhe 1,73 metra i gjatë.

Gazetarja Hoxha shtoi se, vrasja është bërë nga killer me pagesë, por gjithsesi hetimet janë në fillim të tyre.