VIDEO/ Tronditet Juventusi, Cristiano Ronaldo dëmtohet me Portugalinë. Del nga loja

Lajme aspak të mira për Juventusin. Cristiano Ronaldo, titullar ditën e sotme me Portugalinë në shtëpi ndaj Serbisë, u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 30-të.

Shkak është bërë mesa duket, një tërheqje muskulare në kofshën e tij të majtë, dhe portugezi bëri menjëherë me shenjë, duke kërkuar ndërrimin.

Tashmë mbetet për t’u parë grada e dëmtimit, nëse do i duhet të mungojë gjatë, por gjithsesi tifozët e Juves janë me “zemrën e ngrirë”.