Rama shet foto nga Rilindja Urbane, komentuesi e ironizon keq; 'Ti je i vetmi që pikturon .... '

Rama nuk i duron komentuesit që e kundërshtojnë, qoftë edhe kur këta përpiqen ti bëjnë një kritikë miqësore në postimet e tij. Aq më shumë kur i kujtojnë dështimin e tij spektakolar si piktor-kryeministër.

Në një postim të tij të fundit ku me pompozitet reklamon sipas tij qendrën e rilindur të Krujës, një nga komentuesit e ironizon keq, duke i shkruar se ashtu si piktorët që pikturojnë nga dritarja, ashtu edhe ti (Rama) e pikturon veriun nga jugu.

Më poshtë komentuesi i kujton edhe mashtrimet me shëndetësinë falas, si edhe numrin e vrasjesve që po shtohen ndërkohë që Shqipëria e Ramës po lulëzon.

‘Një piktor i madh thoshte : Bota është një, por gjithsekushi e piktorin nga dritarja apo vëndi i pozicionuar kur pikturon.

Ti e shikon nga jugu e pikturon veriun, tjetri e shikon nga perëndimi E pikturon lindjen

Rilindjen s'e kam kuptuar akoma mir', biles edhe fjalën socialiste ku shikoj dhunime policore, taksa që shtohen, numri i të vrarëve që shtohet, numri i fëmijve që fitohen po shtohet, shërbimi në spitale falas nga socialistja e Enver Hoxhës u kthye më pagesa, çmimet e ilaçeve të rritura sa që fukarenjtë s'i blejnë dot. Etj etj.

Ma shpjego mua dhe të gjithëve çfar Edvin Rama quan socialiste e çfar ka të ndryshme me socializmin Enverian !

Ndërsa në komentin e tij edhe pse vetëm në një javë pati 5 vrasje mafioze, Rama nuk shikon asnjë problem

Çun Sensibel-zakonisht si pergjigjem pseudonimeve, po si çun sensibel qe qenke, ja po te pergjigjem: Dhunime policore?! Ku i ke pare, ne cilin kazan, nderkohe qe cudi, s'paske pare dhunimet mbi policine! Taksa qe shtohen?! Ku tjeter, pervecse per biznesmenet e medhenj, se te tjereve u jane ulur, te tereve! Numri i te vrareve shtohet?! Ku, ne krahasim me cfare, se vrasjet jane pergjysmuar krahasuar me 5 vjet me pare!’