Ish-kryebashkiaku socialist tall vargun me Ramën: Të na ftoje në Kongres të paktën sa për FB

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, i ka kushtuar vargje “të ndjera” Kongresit të Partisë Socialiste, ku me plot sarkazmë qësendis që do kish qenë mirë që ta kishin ftuar qoftë edhe sa për sy e faqe, për facebook.

Arben Dukës miqësisht me vargjet e mia modeste !

Tung o Arben Duka/ Më bëre të llois

Se aq mirë sa ty/ Fjalët s’i radhis

Tani pas Kongresit/ Ndonjë llaf ta themi

Se ne veteranët/ Vetëm fjalën kemi

Për ne veteranët/ Mbase mirë do ishte

Jo në presidium/ Të paktën një karrige

Pa shumë pretendime/ Nuk donim kolltuk

Vetëm të dëgjonim/ Se jemi të urtë

Nuk bëhej qameti/ Vetëm për një ftesë

Që dhe veteranët/ Të ishin në Kongres

Të ishin si fasadë/ O ti Arben Duk’

Jo për të llafosur/ Thjesht sa për fejsbuk’

Shpresoj o miku im/ Në se jemi gjallë

Në Kongresin tjetër /  Të jemi në ballë

Tani s’kemi nge për llafe/  Kemi një fushatë

Socialistët punë/ Rilindasit gallatë

Puna do vazhdojë/ Të rinj e veteranë

Të fitojmë zgjedhjet/  Nga Vlora në Tiranë

Dhe pasi të fitojmë/ Me punë ditë e natë

Të dyve do na thonë/ Keni grirë sallatë

Sh.Gjika Vlorë, më 24 Mars 2019!