Drejtori i ri i policisë së Tiranës nga zona e parë operative/ Balliu: Është rikthyer Tahirizmi

51-vjeçari Rebani Jaupi është drejtori i ri i Policisë së Tiranës. Zyrtarizimi u bë ditën e sotme nga eprori i tij Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Karriera e Jaupit pësoi ngritje teksa me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri mori gradën Drejtues i lartë. Ai ka qenë drejtori i Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme, si dhe për Krimin e Organizuar  dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Po ashtu në kohën e Tahirit, me urdhër të tij, u emëruar zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit.

Lidhur me këtë fakt ka reaguar sot edhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Klevis Balliu.

Sipas ish-deputetit demokrat, sot është rikthyer Tahirizimi.

“Sot jo vetëm është rikthyer Tahirizmi duke riaktivizuar njerëzit e Saje Qorrit në kupolën e Policisë me ish Zv Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Tahirjane, por njëkohësisht partia Enverit i qëndroj traditës duke e vendosur Drejtorin e Policisë nga zona e parë operative. Bijtë do ti ruajnë traditat e baballarëve ndaj Drejtorin e Policisë e vendosin nga zona e parë operative nga ku dolën kuadrot e pasluftës. Tradita komuniste VAZHDON Këta janë një bandë dhe sëbashku ne duhet ti largojmë një herë e mirë për të shpëtuar Shqipërinë”, thekson ish deputeti demokrat.