25 Mars 1945/ Kur komunistët pushkatonin Prek Calin dhe 12 burra të tjera. LISTA

Është një prej emrave më të mëdhenj të Malësisë së Shkodrës dhe jo vetëm. Luftëtar në shumë beteja për mbrojtjen e territoreve të vendit, por i atemuar dhe i sulmuar deri në vdekje nga komunistët sapo erdhën në pushtet.

Sot, me rastin e ekzekutimit të tij, arkivisti Kastriot Dervishi, ka publikuar dokumentin ku përveç Calit pushkatohen edhe 12 burra të tejerë.

Nga Kastriot Dervishi

Prek Cali dhe Ded Lulash Smaili i procesit të tij, janë ekzekutuar më 25.3.1945. Ata janë ekzekutuar me të dënuar të proceseve të tjera, duke përbërë një grup prej 13 burrash. Dënimet i dha Gjykatës Ushtarake të Korparmatës III komuniste. Ekzekutimi është kryer nga forcat e brigadës së 2-të të Mbrojtjes së Popullit me Petro Bullatin – komandant dhe Lako Polenën – komisar. Fleta bashkëlidhur tregon dokumentin që vërteton datën e ekzekutimit të Prek Calit dhe personave të tjerë.

Lista e ekzekutive të datës 25 mars 1945

1-Prek Cali, 70 vjeç, dënuar me vendimin nr.42, datë 3.3.1945.

2-Ded Lulash Smaili, 70 vjeç, dënuar me vendimin nr.42, datë 3.3.1945.

3-Dom Ndre Zadeja, nga Shkodra, banues në Sheldi, 52 vjeç. Është dënuar me vendimin nr.30, datë 16.2.1945.

4-Arif Selman Hyseni, 60 vjeç, ish kryetar i këshillit Vukatanë dhe

5-Ndrec Lok Loka, 60 vjeç, kryetar i këshillit Juban, dënuar me vendimin nr.39, datë 26.1.1945.

6-Nok Nik Bardhoku, 26 vjeç, ish partizan nga Gradeci, arratisur dhe...

7-Luigj Gjeto Kastrati, 21 vjeç, nga Shkodra, ish sekretar i komunës Bajzë, dënuar me vendimin nr.43, datë 9.3.1945.

8-Gjok Nik Luli, 65 vjeç, anëtar i këshillit Malkolaj dhe...

9-Dul Bajram Muça, 65 vjeç, anëtar i këshillit Malkolaj, dënuar me vendimin nr.26, datë 10.2.1945.

10-Tomë Lekë Duka, 47 vjeç, nga Vupalaj dhe

11-Mark Luc Gjoni, 55 vjeç, anëtar i këshillit Vukpalaj. Janë dënuar me vendimin nr.22, datë 5.2.1945.

12-Maliq Bajram Muço, 31 vjeç, ish sekretar i komunës Malkolaj, dënuar me vendimin nr.28, datë 16.2.1945.

13-Pjetër Ded Gjedoshi (Maloci) 45 vjeç, nga Shkreli, banues në Trush, dënuar me vendimin nr.29, datë 16.2.1945.