'Hajde bli mollë tani o Edi Rama', fermeri shkul pemët, ja çfarë i thotë kryeministrit të propagandës

Mbetja stok e mollëve për të vitin e dytë me radhë i ka çuar në depresion fermerët të cilët kanë filluar të shkulin pemët, pavarësisht se Rama trumbentonte që të mbillnin sa më shumë të tilla.

Një video e një fermeri në Qarkun e Korçës, tregon se si pemët po shkulen me shpejtësi, duke rrëzuar po me kaq shpejtësi edhe propagandën e Ramës për subencionimin e fermerëve.

Ai dërgjohet teksa i thotë kryeministrit "Hajde o Edi Rama bli mollë tani'

Kjo video është postuar edhe nga ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari i cili shkruan.  “Për ty Edi Rama: Qarku Korçë, Bashkia Pogradec, Njësia Komuna Çerrave kur në 2018 Skema Mbështetje Për Bujqësinë dhe Zhvillim 2018 Kryeministri thoshte që mos mbillni patate po mbillni mollë por sot realiteti tregon që ne, po shkulim mollët o Edi Rama për dru zjarri ,molla na mbeti stok në shtëpi. Do i shartojmë mollët me Kanabisin tënd, dhe shpresojmë që ky prodhim të të japi i pari ty të drejtën ta provosh. Të dhëntë shëndet, larg këtij populli...”.