Heroi i Gjermanisë ndaj Holandës tregon skuadrën e Serie A me të cilën ëndërron të luajë

Nico Schulz është njeriu i momentit në Gjermani, pas atij goli që shënoi mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e Holandës me Gjermaninë, e cila përfundoi me rezultatin 2-3.

Schulz është një lojtar që të atin e ka italian, ndërsa të ëmën gjermane. Duke pasur origjinë italiane, padyshim që ka dhe pëlqim për skuadrat e Serisë A.

Para disa ditësh ai kishte folur për “t-online.de”, ku ka treguar se cila është skuadra e tij e ëndrrave.

Do më pëlqente të luaja për një klub të elitës europiane. Janë disa skuadra që luajnë në Champions çdo vit. Të luash në një nivel të lartë çdo vit është një ëndërr. Interi ka qenë gjithmonë skuadra e ëndrrave të mia. Por unë jam shumë i qetë, mbi të gjitha sepse jam pjesë e një klubi të madh siç është Hofenheimi”, ka thënë 25-vjeçari.