FOTO/ NASA ka propozuar një mision drejt Triton-it, hënës së Neptunit

Nuk janë të pakta njohuritë e shkencëtarëve për hënën më të madhe të Neptunit, Triton-in, pasi që ajo është zbuluar për herë të parë në  vitin 1846. Disa shkencëtarë besojnë se mund të jetë një "botë oqeanike" me ujë të lëngshëm dhe ndoshta edhe e banuar.

Dhe tani, në pritje të miratimit, ne mund të shohim së shpejti imazhin e saj më të mirë. Laboratori Propulsiv Jet i NASA-s propozoi të martën në një konferencë në Teksas dërgimin e një anije kozmike të quajtur "Trident" në Triton me synim gjetjen e një përgjigje nëse është e banueshme apo jo.

Në vend që të shpenzojë miliarda dollarë, anija kozmike e propozuar e quajtur Trident synon të mbajë kosto të ulëta afërsisht "çmimi i një misioni të vogël në hënë", sipas llogaritjeve të bëra nga Neë York Times.

Së bashku me një fluturim në Triton, Trident gjithashtu do të vizitojë Hënën e Jupiterit Io dhe do të ndalet në afërsi të Venusit pasi kanë kaluar thuajse njëzet vjet qëkur anija kozmike Cassini-Huygens e NASA-s, vizitoi planetin e dytë larg Diellit tonë.

Pamja e fundit e mirë që morëm nga Neptuni ishte gjatë një fluturimi të bërë nga NASA me anijen Voyager 2 të vitit 1989, hera e parë që një anije kozmike ka bërë ndonjëherë diçka të tillë.

"Ne po e krahasojmë me takimin e Voyager në vitin 1989, e cila u ndërtua në teknologjinë e hershme të viteve 1970, në thelb një aparat televiziv i lidhur me një makinë faksi", tha Karl Mitchell, shkencëtari i projektit të misionit të propozuar, cituar nga Times.

Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net