Perez i jep ‘OK’, Reali 150 milionë euro për transfertën e madhe

Real Madrid po nis punën për ndërtimin e skuadrës së ideuar nga Zinedine Zidane.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Real Madrid po bëhet gati për një blerje të madhe nga skuadra e Liverpoolit, shkruan SYRI.net.

Nuk bëhet fjalë për Salah, por për yllin tjetër të skuadrës, Sadio Mane i cili po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në Premier League duke shënuar 17 gola në 29 ndeshje.

Sulmuesi afrikan dhe Kylian Mbappe janë dy prioritetet në merkaton e Realit, me presidentin Florentino Perezin që ka dhënë "OK" për të “hapur thesin” që t’i plotësojë dëshirën trajnerit francez.

Megjithatë, Liverpuli raportohet se kërkon jo më pak se 150 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin senegalez.

Në shtëpinë e Realit duhet të bëjnë një sforco ekonomike dhe të gjejnë modalitetin për të siguruar shërbimet e Mane, që pëlqehet shumë nga Zidane.