Ndahet nga jeta heroi i muzikës rock dhe pop
Ishte shtëpia e tij diskografike 4AD që njoftoi për ndarjen nga jeta e muzikantit më inovativë të shekullit 20 Scott Walker.
Scott walker u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare dhe shkak i vdekjes së tij akoma nuk është mësuar.
Ai u bë i njohur fillimisht me grupin e “The Walker Brothers”, para se të krijonte një varg albumesh soliste (Scott, Scott 2, Scott 3 dhe Scott 4), që konsiderohen si disa nga albumet më të çmuara dhe që thyen kufijtë e epokës.
Ai më pas u zhvendos nga skena muzikore, ndërsa solli albume eksperimentale, përfshirë “Tilt” në 1995-n dhe “The Drift” në 2006-n, që reflektonte masakrën e Srebrenicës.
Albumet e tij eksperimentale shqyrtuan kompleksitetin e dashurisë dhe të vdekjes.
Projekti i tij i fundit ishte muzika e kompozuar për filmin e Natalie Portman, “Vox Lux”.