Kongresi si afirmim i perverstitetit

Mbërritja e komunistëve:

Çfarë janë këta, pyesnin shqiptarët për maskat (prej fronti) të komunizmit që filluan të duken në Shqipëri në fillim të viteve 40 të shekullit të kaluar, ndërkohë në Mirditë, këtë maskë ata s'e hoqën dot dhe për 20 vjet të tjera, (vitet 60) derisa e nënshtruan me zjarr, hekur e luftë të pastër civile.

Kishin mbërritur bolshevikët, mercenarët shqiptarë kozmopolitë, të shitur tek internacionalizmi antikombëtar.

Me rënjen e Mirditës dhe malësive të tjera, këta armiq të betuar të lirisë, instaluan shpallen, aplikuan dhe afirmuan luftën.

Lufta u bë kryefjalë e çdo fjalie, duke filluar nga fëmijët e çerdhes deri tek funeralet; kryefjalë e mbledhjeve, takimeve, kongreseve, festave, gjykatave, në kushtetutë, në kode penale, civile, deri tek kodi i familjes dhe ai gjenetik. Lufta e ketyre maskave ideologjike ‘shqiptare’, shfarosi shqiptarë më shumë se luftrat pushtuese, botërore e rajonale të shek XX.

‘Lufta e klasave, është forca kryesore lëvizëse që çon përpara zhvillimin e shoqërisë dhe konsolidon fitoret e socializmit,-’ direktivonte, ideologu dhe udhëheqësi terrorist shqiptar me triumfalizëm mbasi e kishte vdekur politikën, shtetin, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

‘Lufta dhe Perversiteti asgjësojnë shtetin...- thotë filozofi (i majtë) bashkëkohor M. Rekalkati i cili nuk i referohet ferrit shqiptar, luftës civile ndërshqiptare ‘...njerëzit jetonin në paranojë duke ia nështruar individualitetin dhe subjektivitetin e tyre, ideologjisë...,partisë, -pastaj vazhdon; -...busulla e masave ishte orjentuar në drejtim të idealit, proceset historike ishin të ndara për ontologji të mirët kundër të keqinjve. Perfundimisht shek XX ishte shekulli i fanatizmit paranojak, lufta e plumbit, vdekja e fjalës, vdekja e politikës. Sot ne shek XXI, politikën po e vdes perversiteti...’-perfundon filozofi.

Pervesët...?

Fjala pervers në perdorimin e zakonshëm, ka hyrë si term që lidhet me perceptimin frojdjan, dmth si praktika seksuale të devijuara ose të dhunshme, si tejkalim i nevojës për riprodhim. Frojdi seksin e kafshëve e konsideronte normal, ndersa atë njerëzor pervers. Sepse ndersa kafshët e bëjnë atë vetëm për nevojat e ekonomisë së species, njerëzit më shumë se për riprodhim, e bejne për të kënaqur një pulsion tjetër atë të dëshirës së un-it, gjë që tek kafshët mungon.

Është Zhak Lakan (1901-1081) një nga psikoanalistët dhe filozofët më të famshëm francezë, që e ka studjuar dhe shpjeguar këtë pulsion human (dëshirën) në raport me ligjësitë natyrore apo me ato humane të (kufizimeve) morale, shoqërore, kushtetuese apo penale:

Filozofi del në përfundimin se perversiteti i vertetë, pra perversët klinik, nuk janë personazhet biblikë që thyejn këshillën e Zotit për pemën, as personazhet e Dostojevskit, per arsye se të parët, biblikët, mbas fajit ndjejnë turp për lakuriqësinë e tyre, edhe të dytët dostojevskjanët, pavarësisht se e thyejnë, kufirin, rregullën, ligjin, e njohin atë, perderisa reflektojnë.

‘Perversi klinik ndryshon nga njeriu transgresiv,- thotë filozofi,- sepse perversi i vertetë, nuk e ka sensacionin e turpit, as reflektimin. Përkundrazi ai synon, fshirjen e të gjitha rregullava normave etike të bashkëjetesës së një shoqërie, mbi të cilat janë ndërtuar ligjet për rrjedhojë ekzistenca e shoqërisë, per rrjedhojë shteti.’

Zhak Lakan, në ‘leksione...’ ka vendosur në njerën anë Emanuel Kant, filozofin iluminist të rregullimit te shoqerise nepermjet ligjit, i cili përcaktonte kriteret etike të jetës normative, ligjore e shoqërore, ndersa ne polin e kundërt, shkrimtarin, filozofin dhe teoricienin libertinist Markezin De Sade(1740-1814), prej të cilit ka rrjedhur edhe fjala e njohur sadist.

Objektivi final i perversit klinik është asgjë-simi i magjistraturës, i nocionit të së drejtës, të vertetës, i mëkatit, Zotit, nocioneve kulturore, historike, etike dhe morale e ne kete vakum, të themelojë ligjin absolut të vesit, në sherbim të deshirave të shfrenuara e kënaqësisë së egër të instiktit.

Ky lloj perversi, pavarësisht se duket konfuz, është i qartë, i kthjellët, i ndergjegjshëm, i korruptuar, i pamëshirshëm.

Ai hidhet mbi objektin (viktimën) e tij që janë; moralisti, mësuesi, edukatori, akademiku, gjykatësi, gazetari, opozitari apo çdo lloj institucioni a entiteti që i kujton atij ligjet, rregullat apo normat.

Kongresi i frikës...

Çfarë janë këta, bolshevikë apo përversë, duhet të kenë pyetur ndonjë nga të shkolluarit e ndonjë delegacioni.

‘Habitati i lumturisë së perversit, thotë Zhak Lakan, është mjedisi dhe shoqëria ku mbisundon frika, kriminaliteti, vuajtja, përbuzja, mjerimi, ankthi, poshtërimi, ku viktima është depersonalizuar, një objekt bosh, që ekziston vetëm per të kenaqur epshet dhe veset e xhelatit sadist.’

Jemi në vitin e shtatë të qindvjetëshit të Dytë të Shtetit shqiptar. Dhe (nuk)përbën çudi për shumicën e shqiptarve se nga gati shtatë vjet, 6,5 vjet (me tendencë drejt 99,99%), qeverisin shkaktarët, bijtë e bolshevikëve, doras