Rrugëtimi në Euro 2020, zbulohet formacioni i Kosovës kundër Bullgarisë

Ditën e sotme përfaqësuesja e Kosovës fillon rrugëtimin në Euro 2020.

Të besuarit e Bernard Challandes do të përballet me Bullgarinë në ndeshjen e parë për eliminatoret e Kampionatit Europian.

Ndeshja në mes të Kosovës dhe Kombëtares bullgare luhet në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” që pritet të jetë i tej mbushur.

Formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Bullgarisë: Arijanet Murici, Benjamin Kololli, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Mergim Vojvoda, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Bersant Celina, Arbër Zeneli, Milot Rashica, Vedat Muriqi.