E re: Drogë dhe celularë në burgje me minj të ngordhur

Drogë, duhan dhe celularë u u futën fshehurazi brenda një burgu në Angli nëpërmjet minjve të ngordhur. Ato ishin futur brenda trupave të tre minjve, që më pas ishin qepur dhe u zbuluan nga oficerët në fillim të marsit në bazën Guys Marsh.

Kjo është hera e para që përdoren minjtë për kontrabandë, tha Shërbimi i Burgjeve, që po heton bashkarisht me Policinë e Dorset. Megjithatë, ende nuk bëhet e ditur nëse është arrestuar ndokush për këtë gjetje.

Oficerët e burgjeve i “shqepën” minjtë që ishin hedhur dukshëm mbi gardh dhe gjetën brenda barkut, sasi të mëdha droge, përfshirë erëza dhe kanabis.

Ata gjithashtu zbuluan pesë telefona celularë dhe karikuesë si dhe tre karta celulari. Këto sende synoheshin të mblidheshin dhe t’u shiteshin të burgosurve, tha Shërbimi i Burgjeve.

Ministri i Burgjeve Rory Stewart tha: “Kjo gjetje tregon metodat e jashtëzakonshme që kriminelët përdorin  për të trafikuar drogë në burgje.”

Më herët, dronët, topat e tenisit dhe pëllumbat kishin qënë përdorur nga kontrabandistët e burgjeve. Në qershor 2018,  mjeku ligjor i Dorset tha se përdorimi i drogës në burgun Guys Marsh ishte i përhapur dhe kishte çuar në një numër vdekjesh kohët e fundit.

Shërbimi i Burgjeve tha se po planifikonte të zëvendësonte dritaret në burgje për të ndaluar drogën. /SYRI.NET