Kufizime energjie elektrike sot në disa lagje të Tiranës

OSHEE do të bëjë kufizime energjie në disa lagje të Tiranës sot.

Për shkak të punimeve që do kryhen në Kabinën “2 R construksion” dhe kabinën " Thanas Ziko", në datën 25 mars, nga ora 9.00 deri në 14.00, do të mbeten pa energji:

rruga "Kel Kodheli"

rruga e Kavajës

afër urës së shkollës Teknologjike pjesërisht

 rruga "Thanas Ziko"

 rruga "Dervish Hekali"

 rruga "4 Dëshmorët" pjesërisht.