VIDEO/ Ndeshje e çmendur, ja çfarë po ndodh në Holandë-Gjermani

Gjermania po luan në transfertë me Holandën ndeshjen e saj të parë për eliminatoret e Euro 2020, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e gjermanëve me rezultatin 2-0, me golat e Sane dhe Gnabry.

Me fillimin e pjesës së dytë, De Ligt shkurton diferencën e golave, duke rihapur sfidën.

Më pas, Depay me një gjuajtje të saktë brenda zone, mposht Neuer për të barazuar rezultatin në 2-2.