Identifikohet trupi i dekompozuar që u gjet në Pukë

Autoritetet kanë identifikuar trupin e dekompozuar që u gjet në afërsi të malit të Krrabit në rrethin e Pukës.

Ai i përket 49 vjeçarit Zek Prenga.

Bëhet e ditur se Prenga ishte larguar nga shtëpia që me 8 Dhjetor të vitit të kaluar.

Në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune.