Oficeri i Forcave të Armatosura shkel ligjin dhe përdor ushtarët në fushatë për PS-në
Nuk kanë qenë të pakta rastet në vendin tonë, kur ushtarakë, pjesë e Policisë së Shtetit apo Forcave të Armatosura, në kundërshtim me ligjin, marrin pjesë aktive në fushatat zgjedhore.
Një rast të tillë sjell edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili duke cituar mesazhin e një ushtari të DMR Gjirokastër, tregon rastin e një oficeri të FA teksa përfshihet në fushatën parazgjedhore për bashkinë e qytetit jugor.
Postimi i Berishës:
Denoncohet oficeri qe perdor ushtaret si argate per vreshten e tij.
Ai merr pjese ne sondazhe te PS.
Lexoni mesazhin e ushtarit dixhital. sb
Pershendetje doktor Berisha,.Jam nje ushtar i DMR GJIROKASTER dhe dua te denoncoj nepermjet faqes juaj se si nje ushtarak dhe nje komandant ben politik hapur fare apo e mbron rilindja me xhaxhken .A i lejohet nje ushtaraku kjo gje ??.Plus qe te na japi ndonje ore leje duhet te vemi te mbushim thes me pleh neper stane e ti shkarkojme te vreshti i ketij partiakut .kemi kalu dhe dimer te veshtir sivjet sepse bomblat e gazit qe vin ne mangazin te ngroheshin ushtaret ne sherbim venin me pare te shtepia e ketij trimit te Xhaxhkes. Anonim se nuk meresh dot me keta se hec e sperkat dhe vreshtin e ketij me ilac kundra krimbit pastaj .Respekte.
Po çfarë thotë Ligji për Statusin e Ushtarakut?: