Zjarret ‘pushtojnë’ vendin, shkrumbohen sipërfaqet pyjore të Bedenit në Kavajë

Një zonë me pisha dhe shkurre është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Kavajë.

Zjarri ka prekur sipërfaqet pyjore të Bedenit. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve të cilat deri tani kanë shkrumbuar 5 hektarë më shkurre.

Zjarrfikësja ka shkuar në vend dhe po punon për shuarjen e tyre prej disa orësh. Dy zjarrfikëse dhe banorë të zonës po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit apo edhe nëse ka qenë i qëllimshëm.