Klasikja e Europës/ Holandë-Gjermani, formacionet zyrtare

Pas dështimit në Botëror dhe në Ligën e Kombeve, Gjermania do të startojë fushatën kualifikuese të Euro 2020 në klasiken e futbollit të kontinentit tonë kundër Holandës, shkruan Syri.net.

“Pancerat” shfaqen me një “fytyrë të re”, pas disa ndryshimeve që ka bërë trajneri Joachim Low.

Përballë do të kenë një Holandë të rinovuar, e cila tashmë pas kualifikimit në Ligën e Kombeve pikërisht ndaj Gjermanisë dhe Francës, në fushën e vet do të synojë fitoren e dytë radhazi, pas asaj të së premtes 4-0 me Bjellorusinë.

Holandë-Gjermani do të luhet në orën 20:45 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.