VIDEO/ Babai i Dorian Protoduarit mesazh kryepolicit të Tiranës: Je në hasmëri me mua, unë dhe motra jote...

Banorët e “Unazës së Re” kanë dalë sërish këtë mbrëmje në protestë për të kundërshtuar jo vetëm prishjen e banesave të tyre, por edhe lirimin e protestuesve që janë arrestuar ditë më parë nga Policia.

Gjatë fjalës së tyre, banorët shprehën edhe një herë vendosjen e tyre për të mbrojtur deri në fund pronat e tyre.

Fjalën e mori edhe i ati i Dorian Protoduarit, protestuesit të arrestuar ditë më parë.

“Duke ndaluar djalin tim ai ka ndaluar fjalën e lirë. Por ne si Unazë e Re nuk na tremb, ta harrojë ai. Urdhërat që kanë ardhur nga Arta Marku, Lali Eri dhe Ervin Kristaq Kurva. Edhe unë këtu jam, po pati by*ë të vijë të më arrestojë”, u shpreh i ati i Dorian Protoduarit.

“Je në hasmëri me mua. Ti më njeh. Familja jote ka qenë hyzmeqare te familja ime. Motra jote ka qenë shoqe klase me mua. Unë kam qenë shumë i bukur dhe më ka dashur shumë veta”, iu drejtua Protoduari drejtorit të Policisë së Tiranës Dhimitraq Ziu.