FOTO-DENONCIM/ E tmerrshme! Ja çfarë uji pijnë qytetarët e Durrësit

Edhe pse bashkia e Durrësit dhe kreu i saj Vangjush Dako, propogandojnë miliona euro investime në ujësjellës dhe kanalizime, qytetarët e qytetit brengdetar ankohen sërish për cilësinë e ujit që u vjen në banesat e tyre.

Denoncimi më i fundit vjen në Syri.net, ku një qytetar tregon edhe me fotografi se çfarë uji pinë banorët e qytetit më të madh bregdetar në vend. Shihet qartë se, uji që duhet të jetë i pijshëm është i përzjerë me ujërat e zeza.

Qytetari ngre shqetësimin se nga konsumi i ujit të përzierë me fekale nuk kanë qenë të pakta rastet kur qytetarë kanë përfunduar në spital me të vjella dhe diarre.

Sipas OKB-së dhe Bankës Botërore, 88 % e të gjitha sëmundjeve në botë shkaktohen nga uji i ndotur

Kujtojmë se kryebashkiaku Vangjush Dako është në krye të Durrësit që prej vitit 2007, ndërsa kërkon edhe mandatin e katërt...