FOTO/ E rëndë, 23 vjeçarja bie brenda në pus

Një 23 vjeçare ka rënë aksidentalisht në një pus të thellë prej 8 metrash.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen ‘Mustafa Matohiti’ në qytetin e Patosit. Mësohet se e aksidentuara është shtetasja Fabiola Serjani, e cila dyshohet se vuna nga sindroma Down.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta zjarrfikëse të cilët ndihmuan në nzjerrjen nga pusji të 23 vjeçares.

Ajo është transportuar për në spital për kontroll të gjëndjes shëndetësore.