Burgosen protestuesit, Balliu: Ramës do t'i përgjigjemi me të njëjtën mënyrë

Partia Demokratike dhe LSI-ja kanë kundërshtuar me forcë, vendimin e Gjykatës së Tiranës për të mbajtur në burg, tre nga protestuesit e opozitës të arrestuar në protestën e 21 marsit përpara parlamentit.

Ish-deputeti Klevis Balliu i PD tha për mediat se u mbajt në qeli Dorian Protoduari, të cilin kjo parti e ka përndjekur me vite të tëra. "Dhjetra të pushkatuar janë nga familja Protoduari, nga etërit e këtij që drejton dhe këtyre që drejtojnë sot, - tha Balliu. - Por te jeni mëse të sigurtë se nga sot ne do t’i përgjigjemi atij me të njëjtën dhunë që ky po përdor ndaj qytetarëve shqiptarë."