VIDEO/ PD: Prokuroria në shërbim të sekteve kriminale, duhet të merrte të pandehur Ballën

Partia Demokratike akuzoi Prokurorinë  se ka penguar qëllimisht hetimin e plotë të dosjes "Babale".

Sekretari për Çeshtjet Ligjore, Çlirim Gjata, në një deklaratë për mediat tha se organi i akuzës duhet të kishte marrë të pandehur deputetin Balla, drejtorin e policisë së shtetit Ardi Veliu dhe  ish-drejtorin e policisë së Fierit.

Pas publikimit të përgjimeve zyrtare Prokluroria duhet të merrte si të pandehur Taulant Ballën, Fatmir Xhafaj, Ardi Veliun, Albert Nushin, ky i fundit ka qenë drejtor deri para pak ditësh i drejtorisë së policisë Fier, dhe një sërë strukturash policore që kanë shërbyer për të manipuluar këtë ngjarje me qëllim shpëtimin e  pushtetit të Edi Ramës dhe dënimin e opozitës që denoncoi këtë aferë.Pushteti kriminal i Edi Ramës e sajoi dëshmitarin e rremë dhe e pagoi atë për të shpëtuar veten dhe për ta përdorur atë kundër opozitës. Prokuroria në shkelje të ligjit nuk ka zbardhur me qëllim disa përgjime ku dëshmitari i sajuar flet për Taulant Ballën dhe drejtorinë e policisë së shtetit, tha ne nje dalje per medita Gjata. 

Ai tha se kjo prokurori është vendosur totalisht në shërbim të sekteve kriminale që bashkë me Edi Ramën janë në pushtet.

Një ditë më parë, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, publikoi të tjera përgjime. Sipas tij, dëshmitarit Fredi Alizoti i janë afruar para nga zyrtarët e policisë.

Deklaratë e Partisë Demokratike, 
Çlirim Gjata, sekretar i çështjeve ligjore

Dje Partia Demokratike publikoi përgjime zyrtare se si gjithe shteti ishte vendosur ne sherbim dhe komandohej dhe urdherohej nga nje trafikant i denuar si Alfred Alizoti, vetem sepse ky personazh mori persiper rolin e deshmitarit te rreme per te shpetuar trafikantin Geron Xhafaj dhe pushtetin politik te Edi Rames.

Pergjimet zyrtare te Prokurorise faktojne perdorimin si seksion i rilindjes  te prokurorise se krimeve te renda dhe prokurorise se Tiranes. 4 Prokurore u perdoren politikisht per te shpetuar nga denimi trafikantin e droges Geron Xhafaj dhe vellain e tij minister te brendshem.

Pas publikimeve te pergjimeve zyrtare prokuroria duhet te merrte te pandehur, Taulant Ballen, Fatmir Xhafajn, Ard Veliun, Albert Nushin dhe nje sere strukturash policore qe kane sherbyer per manipumilin e ngjarjes me qellim shpetimin e pushtetit te Rames dhe denimin e opozites qe denoncoi aferen. 

Pergjimet zyrtare të prokurorisë faktojnë se pushteti kriminal i Edi Ramës e sajoi dëshmitarin e rremë dhe e pagoi atë për të shpëtuar veten dhe për  përdorur kundër opozitës. 
 
·        Përgjimet faktojnë që prokuroria, në shkelje të ligjit, nuk ka zbardhur disa përgjime, ku dëshmitari i sajuar flet për Taulant Ballën dhe drejtorine Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. 
·        Përgjimet faktojnë se me Edi Ramën, pushtetin real e kanë kriminelët, se Drejtori i Policisë së Fierit është një shërbëtor i dëshmitarit të rremë dhe që detyrohet ta mbajë me para për të sajuar kundër opozitës. 
·        Përgjimet faktojnë degradimin e Prokurorise nënshtrimin ndaj krimit dhe politikes. Perdorimi i saj për interesa kriminale politike kundër kundërshtarit politik që denoncon lidhjet e qeverisë me krimin.
Heshtja e plote e qeverise, bllokimi diten e djeshme i transmetimit te provave dhe fakteve skandaloze qe implikojne zyrtaret me te larte te policise ne bashkepunim dhe perulje nga elementeve kriminale, eshte prova e plote e vullnetit te Rames per te vazhduar qeverisjen pro krimit.