FOTO-VIDEO/ Trajektorja e një avioni kthehet në një spektakël dritash

Që kur ishte një nxënës i shkollës së mesme, Pete Mauney ishte i magjepsur nga rruga që avionët përshkonin në qiell dhe madje pati mendimin të fotografonte dritën e tyre në errësirë për të treguar kështu përmes fotografive shtigjet që ata përshkonin.

Kur ishte adoleshent, Pete shikonte aeroplanët që fluturonin rreth Manhatanit, duke imagjinuar trajektoret dhe mënyrat në të cilat mund të realizonin teksa ishin në fluturim e sipër.

Fotografi punoi natën për disa vjet, dhe pikërisht duke parë dritat e natës iu kujtua pasioni i tij i dikurshëm për aeroplanët ndaj edhe nisi konkretisht një projekt.

Me kalimini e viteve duke parë se edhe teknikat e tij të fotografimit ishin pasuruar ai kuptoi se shumë mirë mund të realizonte atë që dikur vetëm e kishte imagjinuar ndaj edhe filloi të fotografonte vazhdimisht linjën e fluturimit që avionët ndiqnin gjatë natës. Në fokus të aparatit të tij ishte drita e avionit në fluturim.

Ai arriti të krijojë disa imazhe fantastike të cilat i ka bërë publike në rrjetet sociale ku edhe ka tërhequr jo pak vëmendje. 

Marrë nga: wonews.it, përgatiti, F.H, SYRI.net