Paloka: Më zhgënjeu Elisa!

Nga Edi Paloka.

Më zhgënjeu Elisa ! Mbeti në nivelin e gjithë të tjerëve!  Prisja një kërcim cilësor me rastin e kongresit! 

Nga “ ne kemi komandantin e legjionit të nderit të Shqipërisë, Edi Ramën” tek “Shqipëria që bëri Skënderbeu ynë Edi Rama”, mendova që do të kishte bërë ndonje gjetje më domethënëse, një superlativë më të përshtatshme për kongres.

Nuk dua të besoj që dhe Elisa ta ketë patur me interes, sa u bë ministre dhe... Me siguri do të jetë ende e tronditur nga fakti që Servantesi nuk e ka shkruajtur Don Kishotin e Mançës nga kulla e Surrelit. Po prapë kam besim që gjenia e saj do të na mahnisë

P.s Do të thotë ndonjëri: ç’ne që merresh me Elisën e jo me liderin?! Lideri m’u duk më i pavlerë se kurdoherë sot. Kur nuk arriti të eksitojë politikisht as Elisën...