FOTO/ Mund të dish gjithçka rreth fluturimeve përmes këtyre aplikacioneve…

Nëse ju pëlqen të kaloni orë duke vëzhguar avionë, duke imagjinuar se cilat mekanizma i bëjnë ata të fluturojnë në mënyrë të sinkronizuar në të gjithë botën, që të keni një shërbim që do t'ju lejojë të dini në kohë reale pozicionin e çdo aeroplani dhe rrugën që përshkon me shumë mundësi një zgjidhje ideale do të ishte një aplikacion. 
Ka disa shërbime dhe aplikacione online për smartphonë dhe tablet që do t'ju mundësojnë të ndiqni çdo fluturim në kohë reale. 

Përmes tij mund të shfrytëzohen të gjitha informacionet që vijnë nga sistemet e transmetimit të linjave ajrore kryesore dhe nga çdo burim tjetër i shpërndarë në çdo pjesë të botës, dhe në këtë mënyrë në fund do und të njohim pozicionin e çdo fluturimi në kohë reale.

Një nga shërbimet kryesore që mund t'ju ndihmojnë të njihni pozicionin e vërtetë të çdo fluturimi në kohë reale është padyshim RadarVirtuel, i famshëm për të treguar pozicionin e saktë të një aeroplani në një hartë të Google Maps. 

Pas lidhjes me faqen zyrtare të shërbimit, do të duhet të prisni disa momente, pas së cilit mund ta përdorni këtë ashtu siç bëni me të gjitha hartat e tjera të Google, duke zgjedhur midis pamjeeve Hybrid ose Satellite. 

Duke klikuar në një aeroplan dhe duke zgjedhur opsionin Info në krye të djathtë, më në fund do të njohësh të gjitha detajet e fluturimit, duke përfshirë linjën ajrore në të cilën ajo i përket.

Seksioni i shtresave në anën tjetër do t'ju lejojë të keni informata të hollësishme mbi motin dhe vendndodhjen e aeroporteve, ndërsa me funksionin e filtrit mund të zgjidhni cilat fluturime për t'u shfaqur në hartë nga linja ajrore, njihni modelet e avionëve të përdorur dhe statusin e atij fluturimi.
FlightRadar24 është gjithashtu një alternativë e shkëlqyer për të njohur pozicionin e çdo aeroplani në kohë reale.

Gjithashtu në këtë rast thjesht do të duhet të lidheni në faqen kryesore të shërbimit dhe, pasi të prisni disa minuta për të lejuar ngarkimin, lundroni nëpër hartën e Google Maps. Duke klikuar në aeroplanët individual ju mund të merrni të gjitha llojet e informacionit në sajë të dritares që do të hapet në të majtën e ekranit.
Duke klikuar në aeroplanët e dukshëm në hartë mund të keni një fotografi të avionit dhe ta zmadhoni imazhin përmes një ikone të vendosur në anën e majtë. 
Në këtë aplikacion gjithashtu do të gjeni një shigjetë që do t'ju lejojë të shikoni listën e plotë të fluturimeve dhe të ndryshoni të dhënat e ndryshme të hartës (ngjyrat, llojet e fluturimit, etj.). 

Gjithashtu mund të aplikoni filtra në kërkimin tuaj duke zgjedhur opsionin Filters, duke mundësuar renditjen e fluturimeve sipas shpejtësisë aeroportit dhe destinacionit. 

Një tjetër alternativë përfaqësohet nga Flightaware, edhe pse është një aplikacion i cili nuk ka hartë në Google Maps. Me këtë aplikacion, megjithatë, ju mund të shihni çdo fluturim në kohë reale. 

Mund të kërkoni për fluturimin që ju intereson duke përdorur numrin e fluturimit, me linjën ajrore ose duke zgjedhur rrugën (nisjen dhe destinacionin). Gjithashtu përmes tij do të mësoni pozicionin e fluturimit në kohë reale, pasi avioni ka një sensor ADS-B.
Për të njohur pozicionin e saktë të çdo fluturimi në kohë reale nga një smartfon ose tablet, mund të përdoren me lehtësi shumë aplikacione në dispozicion për Android, iOS dhe Windoës Phone. 

Ndër më të përdorurit rekomandohen Flitghradar24 dhe FlightStast. Edhe Plane Finder është një zgjidhje e shkëlqyer, edhe pse, ndryshe nga dy të parat, nuk është i disponueshëm për Windoës Phone, por vetëm për Android dhe iOS. 

Pastaj ka Radar Spotter, i disponueshëm vetëm për Android, dhe Flight Radar Live, i përdorshëm vetëm nga ata që përdorin iOS. 
Ky i fundit ju lejon që menjëherë të identifikoni çdo të dhënë të një fluturimi të caktuar thjesht duke drejtuar smartfonin ose tabletën tuaj në qiell ndërsa avioni është në fluturim. 

Këto aplikacione janë të gjitha falas, dhe nëse po planifikoni një udhëtim, do t’iu duhet të mësoni të dhënat e ndryshme të avionëve dhe kompanive. Por jo vetëm!

Do t’ju duhet të dini se cilat janë linjat ajrore që ofrojnë fluturime me çmime veçanërisht konkurruese. Si një hap i parë dhe zgjedhje e mirë do të ishte të kontrollonit për një kod zbritje në Piucodicisconto.com, shumë herë në fakt ka kode që aplikohen drejtpërdrejt ëebsitet e kompanive tuaja të preferuara. Portale të tjera që vlen të shikohen për të krahasuar çmimet janë: Expedia, Skyscanner, Kayak, Momondo, Volagratis etj.

Marrë nga: notizie.delmondo.info, përgatiti, F.H, SYRI.net