‘Panenka’ e Ramosit i jep fitoren e vështirë Spanjës, dorëzohet Norvegjia

Me pak vështirësi por Spanja ka marrë 3 pikët e para në eliminatoret e Kampionatit Europian 2020.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Norvegjisë që zhvilloi një lojë të mirë.

Në minutën e 16-të të ndeshjes, Rodrigo me portën e boshatisur nuk e kishte të vështirë për të dërguar topin drejt rrjetës duke i dhënë avantazhin vendasve.

Fraksioni i parë i lojës përfundoi 1-0, ndërsa në pjesën e dytë miqtë befasuan duke barazuar shifrat, nga pika e bardhë, me anë të Joshua King.

Por, kundërpërgjigja e spanjollëve ishte shumë e shpejtë, kur pas vetëm 5 minutave Sergio Ramos riktheu avantazhin 2-1, duke ekzekutuar mirë penalltinë në stilin e tij të preferuar, “Panenka”.

Spanja është pjesë e Grupit F dhe tashmë merr 3 pikë të rëndësishme.