Drejtoresha e Gjimnazit "Sami Frashëri" dëfrehet në mitingun e "Lali Erit" on Vidnews.

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Dikur ndalonte nxënësit të merrnin pjesë në protestë, drejtoresha e ‘Samiut’ harbohet në mitingun e ‘Lali Erit’

Ditën e sotme në mitingun për shpalljen e kandidatit socialist për Bashkinë Tiranë ka marrë pjesë edhe drejtoresha e Gjimnazit “Sami Frashëri”, Teuta Dobi.

Prezenca e saj në miting është bërë publike nga vetë ajo në një postim në rrjetin social Instagram.

Gjithashtu një qytetar në redaksinë e JOQ Albania ka dërguar dy video ku shihet se drejtoresha (me flokët kaçurrela dhe bionde) është tepër e entuziazmuar që ka marrë pjesë në miting, duke kërcyer si “një fëmijë” nën rimet e muzikës.

Drejtoresha e Gjimnazit, Teuta Dobi njihet për rezistencën e saj ndaj protestës së studentëve.

Ajo kërkoi të pengonte gjimnazistët t’i bashkoheshin, protestës, por jo gjithmonë ia doli.

Në një mbledhje të Senatit të Shkollës, Dobi u shpreh asokohe:

Jua garantoj me jetën time, se unë nuk do lë asnjë këmbë nxënësi që të dalë atje, sa ka mësim.”

Erion Veliaj u shpall kandidat i socialistëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Drejtoresha e Gjimnazit "Sami Frashëri" dëfrehet në mitingun e "Lali Erit" on Vidnews.