PAMJET që po bëjnë xhiron e rrjetit/ Pije, muzikë dhe euro, shqiptarët 'e djegin' edhe brenda burgut grek

Burgjet greke janë të tejmbushura me të dënuar shqiptarë, të cilët herë pas here bëhen pjesë e lajmeve të kronikës dhe jo vetëm.

Pamje të pazakonta janë publikuar nga mediat greke, në të cilat disa të dënuar shqiptarë në burgun e Koridhallos shihen teksa kërcejnë brenda qelive, ndërsa dëgjojnë muzikë dhe numërojnë shuma të mëdha parash.

E gjithë skena e tyre është transmetuar live në rrjetet sociale si dhe nuk kanë munguar komentet nga miqtë, të afërmit apo edhe familjarët e tyre teksa i kanë ndjekur përmes rrjeteve sociale.