FOTO/ Digjen 10 hektarë pyje në Lezhë, policia në kërkim të zjarrëvënësve

Një zjarr i madh ra pasditen e sotme në Njësisë Administrative Ungrej, në Lezhë.

Flakët nisën në vendin e quajtur Fregen, ndërsa rreth 10 hektarë pyje llogaritet se janë djegur deri më tani.

Forcat e Inspektoriatit Pyjor punuan me mjete rrethanore për të ndaluar përhapjen e flakëve, ndersa zjarri vijon ende por fatmirësisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht, ndaj policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.