VIDEO/ Pirlo shënon golin e vitit, shikoni çfarë bën në moshën 39-vjeçare

Andria Pirlo nuk harron zakonin e vjetër pasi ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen e legjendave të Liverpoolit dhe Milanit.

Pasi “The Reds” kaluan në avantazh me golat e Fowler dhe Cisse, ish-mesfushori italian ka ngushtuar diferencën me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrën mjeshtërore.

Nga një distancë rreth 20 metra, Pirlo ka lëshuar një “perlë” sipër murit ndërsa portieri Dudek vetëm e ka shoqëruar me sy topin që përfundon në rrjetë.