FOTO/ Turqit harrojnë përfaqësuesen e tyre, mahniten nga bukuria shqiptare

Mediat turke kanë “zbehur” fitoren e përfaqësueses së tyre në “Loro Boriçi”, por i kanë dhënë jehonë bukurisë shqiptare.

Pas ndeshjes “Fanatik.Com” i ka kushtuar vëmendje moderatores së njohur, Vilma Masha, e cila me bukurinë e saj ka tërhequr vëmendjen e publikut, shkruan SYRI.net.

“Një detaj para se të niste ndeshja nuk i shpëtoi vëmendjes. Bukuroshja u pa në fushë teksa merrte intervista. Sytë ishin në fushë dhe të gjithë tifozët e admiruan”, shkruhej në artikullin special kushtuar Vilmës sigurisht shoqëruar nga disa foto.

Pa ekspozuar hiret e saj, e veshur thjeshtë dhe me elegancën që e karakterizon, Vilma ka arritur t’i bëjë të gjithë të flasin për të.