'Mos u bëftë kjo Shqipëri me atë tufë idiotësh që të vinë pas'

Ilir Demalia një nga protagonistët e Dhjetorit ’90, ka komentuar Kongresin e sotëm të Partisë Socialiste duke e cilësuar kryeministrin Rama si një njeri të mpirë prej maktheve të pushtetit dhe delirit të sundimit si kryetrimi i shkatërrimit të vendit, ndërsa turmën si invecile dhe idiotë që i shkojnë pas si kope kryetarit.

Demalia ka shtuar më tej se Kjo Shqipëri është më mirë të mos bëhet dhe të pushojë njëherë e mirë bashkë me këtë kryeministër.

“Kongresi Partisë Socialiste, çfaqje e një të njeriu të mpirë  psigjikisht, prej maktheve të pushtetit dhe delirit të sundimit si  kryekrimi i shkatërrimit të vëndit dhe parametrave me elementar të  zhvillimit demokratik  dhe shtetit të së drejtës.

Ky njeri i  kapur tërësisht nga oligarkia organizatave kriminale të drogës,  pastrimit parave, korrupsionit shtetëror, vjedhjes dhe shkatërrimit të  pronës publike, me të vetmin qëllim, mbajtjen e pushtetit dhe me një  parti idjotësh si ajo e mbledhur sot në shesh, që i bindeshin ketij  mithomani psiqik, e kjo do të thotë, thirrjes së tij, "nxirrni telefonat  nga xhepi!

Nxirre ti Pandi!  Nxirrini! Nxirrini!

Dhe bëni nga një foto nga ky shesh, dhe postojeni, Ja Shqipëria që duam!

 Tregoj një mjerim të madh jo vetëm për atë bandë neëë shesh por edhe për shqiptarët si...

Ajo Shqipëri që doni ju  KM, megjithë atë turmë idjote në atë shesh, që  i trajton si inbecilë, dhe ata, i binden idjotësisë suaj duke treguar  idjotësine e turmave, kurrë mos u bëftë dhe i pushoftë ora një orë e më  parë bashkë me ju KM.

Po të kujtoj se ai kongres në shesh sot  është model i marrë nga Kongresi Partisë Naziste të Hitlerit në 1933!  librin e të cilit ju e mbani tek koka krevatit, jo për të shkatërruar  botën, se nuk i ke ato këllqe,  por për të rrënuar Shqipërinë! Siç dhe  deri këtu e ke rrënuar mjaft deri në pakthyeshmëri.’, shkruan Demalia.