VIDEO/ Shihni si Rama shpërthen kundër SYRI.net dhe medieve kritike: Derra, zuzarë, kanale...

Edi Rama ka lançuar sot gjatë fjalimit të tij në të ashtuquajturin Kongres të PS-së, ku nuk u fol për asnjë nga hallet dhe problemet e shqiptarëve, një ofensivë kundër të gjithë atyre medieve dhe gazetarëve që denoncojnë Shqipërinë  virtuale që shitet në ERTV dhe zbulojnë realitetin skandaloz.

Në një gjendje transi ai i ka hapur derën e pritës përroit të tij psikik, duke lëshuar sharje e mallkime ndaj medieve (veçanërisht drejtuesit të SYRI.net, Çim Peka) dhe u është drejtuar në dëshpërim punonjësve të administratës dhe militantëve në shesh me thirrjen:

I kemi punët shumë mirë, por nuk na lë media. Jepni pëlqime, ndani informacionin real për të mbrojtur fëmijët tuaj nga kjo flamë kazanësh.

Hap TV shikon vetëm zi, tmerr, e merr kohën telenovela e Babale-Alizoti dhe telefonata e Niçes nga Shijaku, pastaj, fap, vjen djegia e mandateve dhe një popull i tërë zvarrë me telekomandë në derrhane, sherrhane të paparë çdo ditë.

Miza bëhet buall, miu bëhet ari dhe derrave u drejtohen fjalë zotëri; Si mendon zotëria juaj? Ç’mendoni ju zoti Kadri për Niçen e Shijakut? Si e konsideroni Babalen? A mendoni ju zoti Kadri se Ilir Meta do vrasë veten?

Ç’e ka shtyrë presidentin të mendojë vetëvrasjen? Dhe derrat e shtrirë atje bëjnë vëzhgime, shfaqin opinione, kurse Shqipërisë juaj që fatmirësisht nuk jeton as në ato kanale, portale dhe falë kadrinjve, e çimkadrinjve, nuk u intereson.

Sharra e dikurshme që mbyste Tiranën, sot është spostuar dhe grumbullimet e mëdha nuk janë as në Porto Romano, por në kanale dhe portalet e kadrinjve dhe çimkadrinjve, një tufë zuzarësh, qe ju tregojnë si të ikni, se në Shqipëri nuk rrihet, se nuk ka gjë për të parë, po 6 mln turistë ca panë, apo i solli me zor, apo ishin të gjithë të droguar dhe nuk dinin ku shkonin e ranë këtu’, sulmoi kryeministri i një vendi që synon anëtarësimin në BE, mediat që nuk i binden.