Vasili: Kongresi i tollonit dhe derrave te kenaqur, dje dhe sot...

“Kongresi i tollonit dhe i derrave të kënaqur, dje dhe sot”.  Këtë krahasim ka bërë Petrit Vasili, ish-kreu i Grupit parlamentar të LSI, duke ndjekur Kongresin Elektoral të PS, që po mbahet në Tiranë me bujë.

“Kongreset që u vunë shqiptarëve, tollonin e bukës së gojës para viteve 90' ishin ja kështu si ky i Rilindjes sot, - shkruan Vasili në Fb.-  Kongreset e tollonit ishin plot me suksese imagjinare, parulla skizofrenesh, rreziqe armiqësore, rrethim imperialisto-revizionist dhe në fund shqiptarët vdisnin për bukë njëlloj si kjo Rilindja e sotme.

Kongreset e tollonit ishin plot me derra të kënaqur njëlloj si ky kongresi i Rilindjes sot. Kongreset e tollonit patën një fund shumë të hidhur, njëlloj siç do ta ketë edhe Rilindja.”