Kongresi i Ramës si ata të Kim Jong, vetëm me regji qendrore, mediat nxirren jashtë

Nuk dihen ende arsyet e vërteta të këtij vendimi ekstrem të denjë vetëm për kongreset e Kim Jong në Korenë e Veriut, të cilët bëhen vetëm me një regji qendrore, por organizatorët e Kongresit të PS, kanë nxjerrë jashtë sallës së punimeve të gjitha mediat.

Dhjetëra gazetarët, fotoreporterë e kameramanë të instaluar në Pallatin e Kongreseve që në orët e para të mëngjesit janë lënë në holl, për të ndjekur punimet e manifestimit socialist, nga një ekran i vendosur aty.

Ashtu siç e thamë, ende nuk ka arsye zyrtare për këtë vendim të paprecedentë dhe në dukje absurd (pasi Kongresi do te jetë live dhe thjesht elektoral) në këto 29 vite pluralizëm, por duket se Rama ka vendosur që çdo gjë ta mbajë nën kontroll të rreptë, nga frika e ripërsëritjes së skenave me “kongresmenë”, siç ka ndodhur më herët në këtë parti.