Humbje dhe dëmtim, rikthimi i Messit në kombëtare një makth
Rikthim për t’u harruar ai i Leo Messit me fanellën e Argjentinës.
8 muaj pas eliminimit nga Franca në botëror që solli një pauzë me kombëtaren, Messi vendosi të pranonte ftesën e trajnerit Scaloni.
Por nga miqësorja e luajtur mbrëmë me Venezuelën në Wanda Metropolitano në Madrid, Argjentina doli e mundur 1-3, ndërkohë që ylli i Barcelonës nuk do të jetë për ndeshjen tjetër, kundër Marokut.
Federata Argjentinase ka bërë të ditur se Messi është larguar i dëmtuar nga grumbullimi, me një tërheqje muskulare. Për momentin nuk dihet nëse do të jetë gati për ndeshjen kundër Espanyol të shtunën e ardhshme.