Alarm në Australi/ 2 ciklone pritet ta godasin në fundjavë

Mijëra australianë janë detyruar tëlëjnë shtëpitë e tyre dhe të evakuohen në përgatitje për dy ciklone potencialisht shkatërruese.

Gjatë fundjavës, Cyclone Trevor do të godasë në veri, ndërsa Cyclone Veronica do të godasë bregun perëndimor të vendit.

Erërat shkatërruese priten të vijnë, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm dhe valët e mëdha kërcënojnë të shkaktojnë përmbytje masive.

Ekspertët thonë se këto mund të jenë ndër ciklonet më të këqinj që do godasin australinë.