Vrasja e avokatit në Elbasan, gjendet makina e autorëve

Ravik Gurra, me profesion avokat, u vra këtë mbrëmje në qendër të Elbasanit, i qëlluar një person i armatosur i cili është afruar pranë dhe i ka qëlluar me armë zjarri.

Vetëm pak minuta më parë Policia e Elbasanit ka informuar se është gjendur e djegur makina e dyshuar e autorëve që qëlluan mbi avokatin.

Makina është gjendur në dalje të qytetit, ndërsa nuk ka informacion nëse policia ka mundur të vihet në ndjekje të autorëve.