Kush ishte Ravik Gurra avokati i 'Shullazit; dhe 'Hakmarrjes për drejtësi'

Ravik Gurra me profesion avokat, u qëllua pak minuta më parë në qendër të Elbasani.

Gurra është i njohur si avokat i Emiljano Shullazit.

Ai ka marrë pjesë në procesin që Shullazi ka ndaj Ylvi Beqajt për çështjen “Vollga”, ku Shullazit dhe grupi i tij që akuzohen për veprën penale “shtrëngim për dhënie pasurie dhe grup të strukturuar kriminal”.

Ravik Gurra, tha në gjyq se pyetjet e tyre ndaj dëshmitarit nuk ishin konfidenciale, por kishin karakter procedural.

Gurra po ashtu ka qenë edhe avokat i ‘Hakmarrjes për Drejtësi’ dhe i ‘Çapajve’ në Elbasan.