Formacionet zyrtare: Shqipëri – Turqi, ja befasia e madhe nga Panucci!

Sot në orën 20:45 Shqipëria do të presë në “Loro Boriçi” Turqinë në rrugëtimin drejt Europianit të vitit 2020.

Në përzgjedhjen e teknikut italian, Christian Panucci nuk mungojnë surprizat, ku në vend të Sadikut në sulm do të startojë Balaj i mbështetur nga Uzuni.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Balliu, Ismajli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Balaj.

Turqia: Gunok, Ali Kaldirim, Emre, Jokuslu, Gonul, Tosun, Çalhanoglu, Tekdemir, Demiral, Burak Jilmaz, Ajha.