FOTO/ Del postimi i ri nga deputeti i blerë Ralf Gjoni: I dashur Parlament, mos e gëzofsh 2019

Zbulohet një tjetër postim i ri nga Ralf Gjoni ku “uronte” Parlamentin për vitin e ri 2019.

Postimi është bërë në rrjetet sociale me datë 20 Dhjetor 2018, ku Ralf Gjoni shkruante tekstualisht:

I dashur Parlament, mos e gëzofsh 2019! Qoftë ky një vit ters e plot telashe për ty.

Ky postim i shtohet videos së bërë publike së fundmi, në të cilën Ralf Gjoni do të deklaronte se po të ishte ai deputet, do të digjte mandatin për të futur parlamentin në krizë.

Çfarë ka ndodhur këto 3 muaj me këtë personazh?

A do të ketë kurajo Gjoni të sqarohë opinionin publik dhe të japë arsyet reale që e cuan atë të pranojë mandatin që nuk i përket më popullit por Kryeministrit?