VIDEO/ Çfarë po ndodh? Zjarr në kodrat e Selitës, asnjë zjarrfikës në vendngjarje

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore në zonën e Selitës në Tiranë.

Siç shihet dhe në videot e publikuara në rrjetet sociale, flakët sa vijnë e zgjerohen.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë zjarrfikës dhe struktura të emergjencës që të merren me shuarjen e tij.

Edhe më herët ka patur denoncime për vendosje zjarri në kryeqytet dhe më pas në të njëjtat vende fillon ndërtimi i pallateve.