VIDEO/ Shërbimet e huaja zbardhin bisedën skandaloze mes komisarit të Fierit dhe dëshmitarit...

Partia Demokratike, përmes ish deputetit Ervin Salianji, ka publikuar sot një përgjim në të cilin sipas saj është ish-drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi dhe Fredi Alizoti, i cili sipas Prokurorisë është personi që ka bërë zërin e Agron Xhafajt në dosjen “Babale”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili e quan damkosje të narkoqeverisë.

“Shërbimet partnere damkosin narkoqeverinë!

+18 Dëgjoni bisedën me fjalor halabakësh mafioz midis dy narkosve të narkoshtetit të Edvinit; narkokomisarit të Fierit, Albert Nushi dhe dëshmitarit të rremë ne aferën e famshme të Geron Xhafës, Fred Alizoti. Aty flitet për pagesën që narkokomisari i bën dëshmitarit të rremë në aferën e Geron Xhafës dhe për Gramozin, etj etj...”, shkruan Berisha në Facebook.