VIDEO/ Debati për Sindromën Down, Pepkola: Bisedova me Xhensilën! Më kërcënuan

Pak ditë më parë në mediat online pati një debat në distancë, mes themelueses së “Down Syndrome Albania”, Emanuela Pepkola Zaimi dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Gjithçka nisi nga Instagrami i këngëtares ku një komentues i shkruante se vajza vuan nga sindroma down. Ndër të tjera Xhensila e quante komentuesin “njeri psiqik dhe të ndyrë” dhe shtoni se vajza e saj nuk ka asnjë ‘mangësi’.

Termi i përdorur nxiti themeluesen e ‘DSA’ të shkruante në faqen e saj në facebook duke mos u dakortësuar më fjalën ‘mangësi’ .

Por çfarë ndodhi mes tyre? A pati një komunikim për tu sqaruar më tej? Emanuela ishte sot e ftuar në programin e përditshëm në IN Tv ‘Trokit’ ku foli për aktivitetet e djeshme rreth sensibilizimit ndaj sindromës teksa sqaroi edhe debatin që zuri vend në mediat online.

E pyetur nga moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni nëse pati një komunikim me Xhensilën përtej mediave sociale, ajo tregoi:

‘Nuk duhet të përdorim diagnoza si psiqik, si kundërpërgjigje. Mendoj se ajo e bëri padashje, mbase mungesë informacioni. Unë kam fituar imunitet, por nënat e fëmijëvë më shtyjnë të reagoj në këto raste. Folëm privatisht, e vetmja hatërmbetje e saj ishte përse nuk e mora direkt në telefon apo ti shkruaja një sms. Por nuk e kisha numrin atë mbrëmje. Ajo ta ketë vajzën me jetë. Fansat e saj më kërcënuan’ – shtoi drejtuesja e ‘DSA’.

Ndiqni për më shumë videon e mëposhtme.