NASA: Astronautët që do të zbresin në Mars rrezikojnë të preken nga demencia

Agjensia Hapësinore Amerikanë (NASA), ka dhënë një lajm të keq për të gjithë astronautët të cilët do të përfshihen në misionet hapësinore. Sipas NASA-s astronautët rrezikohen të preken nga demenca (sëmundje e cila shkakton humbjen e kujtesës si dhe rregullimin e gjuhës).

Kërkuesit shkencorë nga Universiteti i Kalifornisë tani kanë identifikuar një efekt tjetër potencial anësor të udhëtimeve të gjata hapësinore një gjendje të cilën ata e quajnë "truri hapësinor". sipas studimeve, ekspozimi ndaj rrezeve kozmike gjatë një misioni hapësinor mund ta çrregullojë kognicionin në baza të përhershme, duke çuar deri te humbja e memories, depresioni dhe demenca.

"Ky nuk është një lajm i mirë për astronautët që pritet t'ia mësyjnë Marsit", tha profesor Charles Limoli. "Ambienti në hapësirë paraqet rrezik të veçantë për astronautët", përfundoi ai.