Dy Timoshenko në garë për president të Ukrainës, votuesit duhet t'i hapin sytë mirë

Ukrainasit që do të hedhin votën në zgjedhjet presidenciale që mbahen këtë muaj do të duhet t’i hapin sytë mirë: janë dy kandidatë me të njejtin emër dhe iniciale, Y. V. Tymoshenko, që do të jenë pranë njeri tjetrit në fletën e votimit.

Një është Julia Tomoshenko, një ish-kryeministre dhe një nga kryesueset.

Tjetri është Juri Timoshenko, një ligjvënës i panjohur, që këmbëngul se është ai kandidati i vërtetë dhe se ajo është falso, teknike, e dërguar për të prishur shanset e tij për fitore.

Nga ana tjetër, Julia Timoshenko ka akuzuar rivalin e saj, presidentin në detyrë Petro Poroshenko, se e ka futur qëllimisht adashin e saj për t’i vjedhur votat.

Nga 39 emra në fletën e votimit, tre kryesojnë: Julia Timoshenko, Poroshenko dhe Volodimir Zelenski, një aktor komik që luan një president fiktiv në një seri televizive popullore.

Pas 31 marsit, raundi i dytë mbahet më 21 prill.

Emrat e kandidatëve shkruhen plotësisht në fletën e votimit, por nuk ka simbole partie apo fotografi që të ndihmojnë votuesit të dallojnë Julian dhe Juri./SYRI.NET